12:52 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / S Z

AGS hap konkurs, kërkon një agjent tregtar

Kompania AGS me seli në Parkun e Biznesit në Drenas, shpall konkurs për vende të lira pune.

Ne po kërkojmë “Agjent tregtar” për regjionet e ndara të Kosovës, me aftësi të mira në pranimin, përpunimin dhe koordinimin rreth shitjeve të pjesëve, vajrave, gomave dhe baterive të automotivës. 

 Ne mirëpresim gjithashtu aplikime nga ata që kërkojnë një lëvizje drejtë një karriere të re. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

 Promovon dhe prezanton produktet tek klientët. 

 Dërgesa dhe shitje direkte të produkteve tek klientët  

Viziton në baza ditore klientët për prezantim dhe shitje të produkteve. 

Mirëmbanë rrjetin ekzistues të klientëve dhe përvetëson klientët e rinj. 

Shpërndarja e mallit tek klientët.

 Respekton politikat dhe procedurat e kompanisë. 

Detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.

Cilësitë tuaja: 

Ju keni përvojë se paku (1) vit në sektorin e shitjes. 

Ju keni përvojë të mirë të MS Office.

 Aftësi të forta organizative, me aftësi për të kryer shumë detyra 

Të jetë komunikues dhe i/e aftë për të prezantuar produktet tek klientët 

Të jetë bashkëpunues, i/e vetëmotivuar dhe orientuar në arritje të rezultateve.

  Me vetë iniciativë të zgjerojë rrjetin e shitjes. 

Patentë shoferi kategoria B.

 Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë, duke dërguar CV-të e tyre dhe referencat në email adresën: agskosovo@gmail.com Në subject shënoni pozitën për të cilën aplikoni “Agjentë tregtarë”. Afati i fundit për aplikim është data 31 Korrik 2023.