Aguero aksidentohet rrugës për në stërvitje!
Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero është përfshirë në një aksident të vogël gjatë rrugës tij për në stërvitje, të mërkurën në mëngjes.
Argjentinasi po udhëtonte për në qendrën e objektit “Etihad Campus” kur Range Range Rover i tij me vlerë rreth 80,000 euro ishte përfshirë në një aksident.

31-vjeçari fatmirësisht u largua nga përplasja pa lëndime serioze, pasi pamjet treguan dëme serioze në timonin e djathtë të përparm të makinës.
City udhëton në “Selhurst Park” për t’u përballur me Crystal Palace në mbrëmjen e së shtunes. /IndeksOnline/
