75 Mall Live Search
17:17 / E Hënë, 31 Maj 2021 / Blerim

Aguero: Barcelona është klubi më i mirë në botë

Tashmë është zyrtare, Sergio Aguero ka firmosur kontratë me klubin e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas do të jetë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2023, shkruan IndeksOnline

Ai pas zyrtarizimit u shpreh i lumtur që u bashkua me Barcelonën dhe tha se është klubi më i mirë në botë.

“Barcelona është klubi më i mirë në botë. Mendoj se kam marrë një vendim të mirë për të ardhur këtu dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin”, tha Aguero.