75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 01 Prill 2025 / L A

Aguero e bën atë që di të bëjë më së miri, shënon gol për ish-skuadrën e tij

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka luajtur ndeshjen e tij të parë në futboll pas katër vjetësh.

Në ndeshjen e legjendave të Independientes, 36-vjeçari arriti të bënte atë që di të bëjë më së miri duke shënuar gol ndaj legjendave të Racingu.

“Është gjithmonë mirë të takohem me ish-shokët e skuadrës. Nëse jam në Buenos Aires, u thashë të më njoftonin. Ne luajmë të hënën, apo jo? Mendoj se jam atje. Ideja është ta shijoj atë”, komentoi argjentinasi pas ndeshjes.

Ndeshja e derbit të Avellandës midis Independientes dhe Racingut, u mbyll me rezultat 3-3.

Aguero, ishte detyruar të pensionohet nga futbolli në tetor të vitit 2021 pas “El Clasicos”, të cilin shënoi gol në humbjen 1-2./IndeksOnline/