75 Mall Live Search
19:21 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aguero ia humb “busullën” Arsenalit, City pret gabimin e Liverpoolit

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Premierligës.

Pep Guardiola është në ndjekje të vendit të parë dhe tashmë pret gabimet e Liverpoolit që të mund ta rrëmbej kreun.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Sergio Aguero i cili shënoi hetrik për vetëm një orë lojë, shkruan Indeksonline.

Argjentinasi arriti të realizoj pas 50 sekondave lojë, për të filluar ndeshjen në epërsi të Cityt.

Golin e dytë Aguero e shënoi në minutën e 44-të pas një asisti të bukur nga Sterling.

Në të njejtën formë ai e shënoi edhe golin e tretë, duke kompletuar hatrikun e 10-të në Premierligë.

Manchester City është në vendin e dytë me 59 pikë, dy më pak se Liverpooli që nesër luan me West Hamin. /IndeksOnline/