11:36 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aguero kërkon largimin nga City, sherri quhet Guardiola

Sergio Aguero po kërkon largimin nga Manchester City. Ylli argjentinas nuk është i pakënaqur aspak me statusin e tij te skuadra angleze dhe për këtë dëshiron largimin.

Aguero ka startuar vetëm në 13 ndeshje për Cityn duke qenë disa herë pjesë e bankës rezervë.

Për këtë, sulmuesi argjentinas ka biseduar me agjentin e tij që të largohet nga gjiganti anglez. Madje thuhet se raportet e tij me Pep Guardiolen janë tejet të ftohta.

Aguero raportohet të ketë ofertë të majme nga Interi pasi që shihet si zëvëndësues i Icardit që mund të shkoi te Reali./Indeksonline/