75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Aguero mund të mbyllë karrierën? Reagon sulmuesi argjentinas

Lajmet që Sergio Aguero mund të mbyllte karrierën për shkak të problemeve serioze të zemrës, bënë bujë të madhe nëpër media. Karriera e Agueros në rrezik ishin disa nga lajmet e mediave që i dhanë një tjetër drejtim të ardhmes së argjentinasit.

Për këto lajme ka reaguar vetë Aguero i cili ka përdorur rrjetet sociale për të shpjeguar njëherë e mirë të gjitha aludimet rreth karrierës së tij.

“Në dritën e thashethemeve, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë kam bërë analizat dhe trajtimet e nevojshme. Le të shikojmë evolucionin tim në 90 ditë. Mendoni gjithmonë pozitivisht”, ka shkruar sulmuesi argjentinas.

33-vjeçari teksa po luante në ndeshjen kundër Alaves më 30 tetor, një shtrëngim në gjoks nuk e lejoi atë të vazhdonte ndeshjen deri në minutat e fundit duke lënë kështu edhe fushën e lojës.