75 Mall Live Search
21:12 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Aguero “myzhde” blaugranëve: Besoj që Messi do të vazhdoj tek Barça

Sergio Aguero ka mbajtur konferencën e parë si futbollist i Barcelonës.

Argjentinasi ka falënderuar presidentin e Barcelonës, Juan Laporta që e transferuan, transmeton Indeksonline.

“Unë jam shumë i lumtur. Faleminderit Laporta dhe bordit që e bëtë këtë të mundur. Do të mundohem që të jem versioni më i mirëi vetës time që të ndihmoj ekipin të fitoj. Më jep shumë kënaqësi të jem këtu. Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe sigurisht me Lionel Messin.”

“Messi? Kam luajtur me të në kombëtare që nga koha kur ishim fëmijë Shpresoj të luaj me të. Do të ishte krenari.”

“Po, unë mendoj që Messi do të vazhdoj këtu. Ai më ka uruar që u transferova me anë të një mesazhi. Të luaj me të çdo ditë do të jetë fantastike”, tha Aguero në konferencën e tij./Indeksonline/