Aguero në lot pas humbjes në finale

Skuadra e Chelseas e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në një përballje të fuqishme me klubin e Manchester Cityt.
Me golin e Havertz, ‘blut’ u shpallën më të mirët e Evropës, duke fituar kështu këtë kompeticion për herë të dytë, shkruan IndeksOnline

Por, ajo se çfarë u pa në TV ishin lotët e Agueros, që me klubin e tij nuk arritën as kësaj radhe ta shijojnë Kupën e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi argjentinas u largua nga City për të vazhduar aventurën e re te Barcelona, pa vetëm një trofe atë të Ligës së Kampionëve.
