Aguero ngacmoi gjyqtaren, Guardiola flet për rastin

Sergio Aguero ka vënë veten e tij në qendër të vëmendjes me gjestet e bëra dje në ndeshjen Manchester City – Arsenal.
Ylli argjentinas, Sergio Aguero ka regjistruar mbrëmë rikthimin e tij në fushën e blertë, pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Aguero pati një paraqitje solide, por vëmendja për të shkoi në një dimension tjetër, pasi lojtari pati një qasje interesante me gjyqtaren anësore.
What’s Aguero at touching the line judge like that!! pic.twitter.com/yDAmgMKNiE
— liam Butterscotch (@liamjb23) October 17, 2020
Lojtari pati disa fjalë për anësoren, por ato fjalë u përcollën me një prekje të çuditshme, duke bërë që fansat etij të reagojnë në rrjete socaile.
Por, ishte tekniku Guardiola ai që i doli në mbrojtje futbollisti të tij, ku tha se Aguero është një djalë i shkëlqyer dhe se atë gjest nuk e ka bërë me qëllim të keq.
“Oh, hajde djema. Sergio është personi më i mirë që kam parë në jetën time. Shikoni për probleme në situata tjera, jo në këtë”, u shpreh Guardiola.