19:54 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aguero po largohet nga Manchester City

Sergio Aguero dëshiron të kthehet në Argjentinë verën e ardhshme pas sezonit rekord të Manchester Cityt.

Sulmuesi është i gatshëm të largohet Manchester Cityn si golashënuesin më të madh dhe të kthehet në klubin e tij të parë Independiente.

Ai ende është i dashur në Independiente, ku paratë nga transferimi i tij në Atletico Madrid 12 vjet më parë ndihmuan në rinovimin e stadiumit të tyre.

Fotografia e Aguero është ende në zonën VIP të stadiumit të tyre Libertadores de America në Buenos Aires. /IndeksOnline/