18:03 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Aguero shumë afër transferimit tek Barcelona, ka pranuar të zvogëloj pagën

Futbollisti argjentinas, Sergio Aguero është shumë afër transferimit tek Barcelona.

Sipas “TyC Sports”, argjentinasi ka pranuar që të zvogëloj pagën vetëm që të transferohet tek katalunasit, transmeton Indeksonline.

Aguero është pjesë e Manchester Cityt është që nga vitit 2011 dhe është golashënuesi më i mirë në histori të “Qytetarëve”.

Kontrata e tij përfundon në qershor dhe që nga ai moment është lojtar i lirë./Indeksonline/