Aguero ua dhuron nga një orë të shtrenjtë punëtorëve të Cityt, mbi 60 personave

Sergio Aguero u konfirmua të hënën si futbollist i Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas largohet nga Ettihad pas 11 vitesh dhe ka vendosur t’i falendëroj të gjithë stafin e skuadrës së Manchester Cityt.
“Athletic” shkruan se sulmuesi i bleu çdo anëtari të stafit nga një orë Hublot ose Tag Heuer, ku në të është gdhendur fjala “Gracias! Kun Aguero”, shkruan Indeksonline.

Më shumë se 60 anëtarë të stafit janë të përfshirë në punët e ekipit të parë të Manchester Cityt.
Në shitjet me pakicë, një Hublot i tillë kushton rreth 8.000 funta derrisa një Tag Heuers kushton të paktën 1000 funta. /IndeksOnline/
Sergio Aguero left City with a bang:
— Sam Lee (@SamLee) June 1, 2021
⏱watches for 60+ staff
?raffled off his car
?made a big donation to the regular end-of-season cash collection
More details here ??https://t.co/epDWGqDGui