75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 26 Maj 2025 / Burim

Agusholli pas ndalimit nga policia serbe në Merdar: Pa asnjë arsye, gati katër orë zgjati marrja në pyetje

Sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

Ai për RTK tha se me “ju thënë të drejtën ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”.

Ndër të tjera, ai tregoi se “nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”.

Tutje ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit.