Agusholli për videot e infermiereve më të moshuarën: Prej shuplakave në përqafim, prej ku po buron kjo çmenduri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka komentuar videot e publikuara të infermiereve më të moshuarën në “Orenda”.
Agusholli në Facebook ka shkruar se me cilën të drejtë janë bërë xhirime të vazhdueshme, kur personi në fjalë nuk është as i afërt, as familjar.
“Kur ka me përfundu ky serial, që në këto episoda po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike”, ka shkruar ndër të tjera Agusholli.
Postimi i plotë:
Prej shuplakave në përqafim. A jeni more në veti. Prej ku po buron kjo çmenduri ?
Me cilën të drejtë janë bërë xhirime të vazhdueshme, kur personi në fjalë nuk është as i afërt, as familjar. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë, sepse ju paguheni për tu kujdesur për të.
Kur ka me përfundu ky serial, që në këto episoda po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike.