75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Ahengu në Skënderaj, “kërset” pushka – Policia shkon në vendngjarje

Sot janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Skënderaj, shkruan Indeksonline.

Me të marrë informatën, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku aty ishte një aheng familjar.

Në atë vend është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike

“Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër policia kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me çrast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. S., 59 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt“, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.