75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 26 Maj 2025 / Z S

Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 36-të

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Ahmed Januzi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e fundit në këtë edicion t’i takojë Ahmed Januzit, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Dukagjini (3:1), duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të jetë në barazhin e sivjetmë.

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.

“Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi”.

Llapi ndeshjen e barazhit e luan kundër Vushtrisë./Indeksonline/