75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Ahmed Kalaja me lot rrëfen krimin në xhaminë e Tiranës

Imami i Xhamisë në Tiranë, Ahmed Kalaja ka rrëfyer për krimin e ndodhur në mesditën e sotme në kryeqytetin shqiptar.

Personi i quajtur Rudolf Nikolli ka plagosur disa persona me thikë gjersa po falej Namazi i drekës.

Mes lotësh, imami Kalaja ka rrëfyer se personi në fjalë kishte thike dhe po sulmonte besimtarët.

Kalaja ka thënë se i njëjti ka sulmuar edhe njerëzit në rrugë./Indeksonline/