75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Ahmet Isufi: Deçani i dha drejtim fitores

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ahmet Isufi, tha se Deçani i dha drejtimin fitores.

Isufi, përmes një postimi në facebook është shprehur se si zakonisht, qyteti i traditës e i qëndresës, është bashkuar rreth birit të tij, liderit e Kryeministrit më të suksesshëm të vendit, Z. Ramush Haradinaj.

Ndërsa theksoi se qytetarët e Deçanit i  dhanë drejtimin vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e partnerëve të koalicionit, për Kosovën Fituese.

“Deçani i dha drejtimin fitores

Si zakonisht, qyteti i traditës e i qëndresës, është bashkuar rreth birit të tij, liderit e Kryeministrit më të suksesshëm të vendit, Z. Ramush Haradinaj.

Prandaj sot, qytetarët e Deçanit i  dhanë drejtimin vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e partnerëve të koalicionit, për Kosovën Fituese,

Direkt në NATO!”, ka shkruar Isufi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ahmet Isufi, kandidon me numër 40./Indeksonline/