Ahmet Januzi: Ndaj Ballkanit, fitore me patjetër!

Të mërkurën (nesër) më 29 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2019/20.
Kjo ndeshje do të jetë tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat, derisa fituesi do ta sigurojë daljen në Ligën e Evropës.
Kurse, për këtë ndeshje ka folur edhe qendërsulmuesi i Prishtinës, Ahmet Januzi.
Januzi, ka thënë se skuadra e tij duhet ta kryejë detyrën dhe ta fitojë Kupën e Kosovës.
“Po të kishin qenë tifozët do të ishte më ndryshe. Por, fusha kudo që të jetë ne duhet ta kryjmë detyrën dhe të marrim fitoren patjetër”, ka thënë Januzi për SSK.
Ndeshja e zjarrtë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 17:45.