22:00 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: 100% koalicion për 100% shtet

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka thënë se koalicioni me AAK-në që drejtohet nga Ramush Haradinaj është i duhuri për rrugëtimin 100% shtet.

Ai ka postuar disa fotografi në facebook ku shihet bashkë me Haradinajn dhe mbishkrimin “100% koalicion për 100% shtet”.

 “100% koalicion për 100% shtet. Dije, guxim e përkushtim për 100% Kosovë me mirëqenie e zhvillim. Mbështetje e madhe dhe mobilizim i fuqishëm. Vazhdojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa, sot në një tubim të mbajtur në Prishtinë, Haradinaj është nominuar zyrtarisht kandidat për kryeministër./Indeksonline/