75 Mall Live Search
19:15 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: 200 pako ushqimore do të shpërndahen për familjet sociale

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim ka bërë të ditur se sot Oda Ekonomike e Kosovës ka dhuruar 200 pako ushqimore, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ky donacion u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike.

Njoftimmi:

Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi.

Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë.

Falenderojmë Odën Ekonomike dhe bizneset për këtë donacion dhe solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë.