20:01 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: 7 rastet e reja janë familjarë të rastit të djeshëm

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpënd Ahmeti, ka bërë të ditur se 7 rastet e reja janë familjarë të rastit të djeshëm.

Ai bëri thirrje që qytetarët të i përdorin maskat gjatë daljes në publik.

Njoftimi:

Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë.  6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm.  Ju lutemi kujdes këto ditë.  Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë.  Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes.