15:39 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / A. M.

Ahmeti: A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve…!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me ç’rast u raportua se nuk ka asnjë të vdekur nga virusi Covid-19 në Komunën e Prishtinës.

Ai tha se pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. 

“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbër.  Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël.  Ndëra ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojnë se janë të sigurte”, ka shkruar ai në rrjetin e tij sociale Facebook.

Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!

Prizreni 29 raste e 3 vdekje’

A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo.  Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.

Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë

25 nëntor – 704

26 nëntor – 775

27 nëntor – 764

28 nëntor – 639

29 nëntor – 626

Në fillim krijohet bindja se është në rënie.

Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.

25 nëntor – 704/1651   42.6 %

26 nëntor – 775/1903   40.7 %

27 nëntor – 764/1827    41.8 %

28 nëntor – 639/1565    40.8 %

29 nëntor – 626/1505    41.5 %

Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë.  Dhe nuk po bjen.

Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha.  Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt.  Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël.  Ndëra ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë.