75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: AAK dhe PSD, pretendent kryesor për t’i fituar zgjedhjet

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka thënë se PSD dhe AAK janë të përgaditur për zgjedhjet.

Ahmeti pas takimit me AAK-në, në një konferencë për media tha se janë pretendent kryesor për t’i fituar zgjedhjet

“Mendoj se jemi plotësisht të përgatitur dhe siç e kemi thënë edhe më herët  mendoj që jemi pretendent kryesor dhe mendoj që do të fitojmë në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Ahmeti.

Është një kombinim komplementar sepse AAK dhe PSD nuk janë në konkurrence në mes vete aq sa e kam përcjellë ,pra  e komplimentojne njëri tjetrin në fusha të ndryshe dhe tashme jemi gati për tubimin e parë”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e një Pakti Kundër Korrupsionit, percjell Indeksonline.

Ai ka thënë se PSD nuk e nënshkruan këtë pakt, derisa ka kritikuar PDK-në si shkaktaren kryesore të korrupsionit.

“PSD nuk do ta nënshkruaj këtë që e ka paraqitë PDK-ja. PDK nuk është në kurrfarë pozite për me paraqitë standard për korrupsion. Ata duhet të përgjigjen për dëmet që ia kanë bërë Kosovës”, ka theksuar Ahmeti./Indeksonline/