75 Mall Live Search
15:36 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Zëvendës-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti gjatë ditës së sotshme ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Vokrri dy vite më parë ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore, transmeton Indeksonline.

Përveç Ahmetit, te varri i Vokrrit gjatë ditës së sotshme politikanë e përfaqësues të sportit kanë bërë homazhe.

Arianit Ahmeti u rikthye në punë si zëvendës-sekretar pasi që vendimi për largimin nga puna u cilësua si i padrejtë nga Inspektorati i Punës./Indeksonline/