75 Mall Live Search
18:29 / E Premte, 01 Tetor 2021 / A. M.

Ahmeti: Debati i gazit është i shtruar gabimisht!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se debati i gazit në vend është i shtruar gabimisht.

Sipas tij, dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjes së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia.

“… ose përmes Serbisë që e bën Serbinë me fuqi të panevojshme në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kostoja është e nënvlerësuar sepse nuk përfshin rëndësinë e sigurisë.

Postimi i plotë:

Debati i gasit është i shtruar gabimisht.

Nuk është çështja a je pro apo kundër Amerikës por çka bën ky vendim për Kosovën. Siguria energjetike është çështje e sigurisë nacionale.

Dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjës së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia ose përmes Serbisë që e bën Serbinë me fuqi të panevojshme në Kosovë.

Pra kostoja është e nënvlerësuar sepse nuk përfshin rëndësinë e sigurisë.

P.S. Projekti i gasit nuk ishte për blerjen e gasit por parashihte shtrirjen e infrastrukturës për gas në krejt Kosovën që të na jep mundësine të vendosim se a bljemë gas apo energji nga burimet tjera.  Projekti përfshinte një grant 200 milion nga ShBA e 97 milion kredi nga BERZH.

Kjo mundësi është humbur.  Tash në qoftë se duam të bëmë të njejtem gjë do të jetë shume e shtrenjtë dhe goxha e vështirë me u lidh me TAP.  Gasi kushton më lirë se qymyri, ka rezerva të mjaftueshme si dhe ka mesatarisht 50 përqind më pak emitime të gaseve se qymyri.