18:22 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ahmeti deklarohet për rrënimin e objektit të vjetër përballë muzeut

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar lidhur me rrënimin e objektit të vjetër i cili gjendej në rrugën përballë muzeut.

Ahmeti tha se intervenimi ishte emergjent, për shkak të shmangies së rrezikut, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi gjithashtu se janë në pritje të kontratës së re për rrënime, që të mund të intervenohet edhe në raste të tjera të ngjashme.

Postimi i plotë:

Intervenim emergjent, për shmangie të rrezikut

Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetēr që gjendej në rrugën përballë muzeut.

Jemi në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme.