21:12 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Dëmin që ja keni bërë viktimave dhe Kosovës me foto të rrejshme është tepër i madh

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku tregonte dhunimin e një gruaje nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë e që doli te jetë e rrejshme.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se është bërë një dëm i madh ndaj viktimave dhe Kosovës.

Ai u shpreh ka pa dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar gjenocidin që është bërë në Kosovë, pa pasur nevojë të përdoren foto të rrejshme.

Statusi i tij i plotë:

Dëmin që ja keni bo viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh. Me pas pagu armiqët tonë më mirë nuk e kishin pas. Tani vazhdojnë propaganden e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vec foto të rrejshme si kjo sot.

Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me foto kur ska pas nevojë se dëshmi ka gjithandej?

Kjo nuk falet!

P.S. plus del një parti opozitare dhe thotë ka reagu familja e viktimës në foto