75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Dëshmuam se jemi të përgatitur për anëtarësim në BE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kontribuuan që procesi zgjedhor për president të Maqedonisë Veriore të kalojë pa probleme dhe të jetë i pranuar për organet kompetente.

Ai në një konferencë për media tha se demokracia konsensuale është njëra nga parimet e marrëveshjes së Ohrit dhe alternativa e vetme e vendit drejt rrugës së anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Sot dëshmuam se vendi është i përgatitur dhe pret sa më parë të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Ahmeti,