Ahmeti: Drejtësia vonon por fiton, po rikthem në punë të vazhdoj vizionin e Fadil Vokrrit

Me 4 dhjetor, FFK me në krye Agim Ademin e kishin larguar nga puna zv-sekretarin Arianit Ahmeti, pasi ky i fundit kishte shfaqur interesimin për të kandiduar për kryetar të Federatës.
Këtë të enjte Inspektorati i Punës i ka shfuqizuar të gjitha vendimet që FFK i kishte marrë në atë datë ndaj Ahmetit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ish zv.sekretari Arianit Ahmeti përmes një komunikate. Ai thotë se sot fitoi drejtësia dhe se po rikthehet vendin e punës, për të vazhduar vizionin e legjendës Fadil Vokrri.
Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:
Inspektorati i Punës shfuqizon të gjitha vendimet që FFK i ka marr në raport me mua.
Drejtësia vonon, por fiton!
Sot , fitoi drejtësia, po ri-kthehem në vendin tim të punës, për te vazhduar vizionin e lexhendës Fadil Vokrri për zhvillim të futbollit të Kosovës.
Inspektorati i punës konfirmoi atë që të gjithë e kan ditur se me kanë larguar padrejtesisht nga puna , vetëm pse kam kërkuar të respektohet Statuti, të ketë transparencë në FFK dhe të mbeshteten klubet me mjetet financiare qe UEFA i ndan çdo vit për zhvillim të tyre
Jam larguar nga puna për shkak se kam kërkuar të respektohet ligji, për shkak të ambicieve e ideve që synim kishin zhvillimin e futbollit përtej imagjinates se atyre qe u perpiqen te me largojne.
Me largimin tim është tentuar që të frikësohen të gjithë ata qe munden me pas ambicie në futboll apo pozita udhëheqese ne FFK, sepse Agim Ademi e ka konsideruar Federaten si prone private te tij.Keta pesë muaj kan qenë të vështira për mua dhe familjen time, ngase jam atakuar padrejtesisht pa as nje te vetmin faj , gabim apo shkelje ligjore, nga një i dënuar për vepër penale, i cili vazhdon ta mbaj të uzurpuar poziten e kryetarit, në kundershtim me Statutin e FFK-së dhe ligjet e Kosovës dhe Kodin Etikë të UEFA-së dhe FIFA-së.
Me këto veprime dhe këtë qasje është demtuar futbolli i Kosovës, unë do tē punoj me tere kapacitetin tim për te krijuar unitetin dhe profesionalizmin ne FFK.
Futbolli duhet te na bashkoj të gjithëve dhe të gjithë se bashku duhet të punojmë për të arritur synimin tonë avancimi e futbollit dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian.Bashkë për Futbollin!