Ahmeti: E kemi humbur legjitimitetin të kërkojmë masa rigoroze nga qytetarët

Kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, ku tha se qeveria nuk mund të kërkojë zbatim të masave nga qytetarët, pas tubimeve të partive politike që u mbajtën gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.
Ahmeti ka shpërndarë një postim të tij, që e kishte bërë më 21 shkurt, ku kishte akuzuar partitë politike pas fushatave me tubime.
Ky është postimi i plotë i tij:
Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës. Sot
Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me minstrin. Edhe pse i kemi dënuar partitë me gati 30 mijë euro, “na e keni humbur legjitimitetin të kërkojmë diçka nga qytetarët”.