12:36 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti e Mustafa vazhdojnë polemikat në Facebook

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Shpend Ahmetit të VV-së, ndaj akuzave të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, në të cilat ky i fundit ia përmendi Ahmetit faktet e bashkëpunimit të VV-së më PDK-në, kundër LDK-së.

Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tha se bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në është i gjatë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Isa Mustafa duhet me dijtë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë.

Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana.

Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më”, ka shkruar Ahmeti.