75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Ahmeti e sheh të pamundur trafikun urban falas në Prishtinë gjatë kësaj situate

Kryetari i Shpend Ahmeti ka thënë se është e vështirë realizimi i kërkesës së PDK’së për mundësimin e transportit falas për qytetarët gjatë kësaj periudhe në Prishtinë.

‘’Për trafik urban propozimi ka qenë nga PDK për transport falas. Këtu e kemi problem sepse autobusi nuk ec me ujë, por me naftë. Ky është ndryshim buxheti dhe vështirë e realizuar. Nuk ka gjasa me bë autobusin falë kur tash i kemi edhe masat për COVID, ku autobusët duhet të punojnë me kapacitet të përgjysëmuar’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

Tutje për ndihmesën e qytetarëve të Prishtinës me 50 euro, Ahmeti thotë se pot ë kishte mundësi, du ua jepte kah 250 euro.