75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Ahmeti: Edhe unë bashkë me Besnik Bislimin e kemi publikuar kontratën e “Bechtel Enkas”, ishte në interes publik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me intervistimin e Drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Ky medium dje raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po refuzon të nënshkruaj kontratën me kompaninë, BioNTech dhe Pfizer për sigurimin e vaksinave, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka shkruar në postimin e tij se edhe ai sa ishte në LVV, së bashku me Besnik Bislimin kishin publikuar kontratën e “Bechtel Enka” , pasi që ishte interes publik.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik. Në punën time si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën.

Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato.Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës.

Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur.