19:41 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Ahmeti emëron tri drejtoresha në qeverisjen në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se qeverisjes këtë javë po i bashkëngjiten tre drejtore.

Bëhet fjalë për tri drejtore, një e Shërbimeve Publike, Kulturës dhe e Administratës, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka thënë se tanimë në Komunën që ai e udhëheq, nga 16 drejtori, 7 po udhëheqin nga vajzat/gratë.

Sipas tij, ato nuk po emërohen vetëm pse janë gra, por për shkak të përgatitjeve, përvojës e zotësisë për të drejtuar këto dikastere.

Postimi i plotë:

Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tre drejtore:

Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës

Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.

Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.

Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve./Indeksonline/