Ahmeti: Evropa – drejt rimbylljes nga Covidi, kosovarët të kenë kujdes!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka apeluar qytetarëve që të respektojnë masat antiCovid, në të kundërtën do të rikthehet mbyllja në Republikën tonë.
Këtë deklaratë, kreu i kryeqytetit e dha pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Qëllimi i takimit është që të punojmë bashkë që të mos ketë infeksione shtesë. Me të vërtetë nuk jemi të interesuar për karantinën dhe me reduktu orarin. Por kjo varet nëse jemi në koordinim me qytetarët.
Dje ishte Çekia me 8.000 raste, Hungari me shumë… Brukseli është në gjysmë mbyllje. Krejt Evropa po shkon drejt mbylljes. I kishim lut që ditëve në vijim të punojmë bashkë dhe të mos na detyrojnë që ne të bëhemi më inspektorë”, është shprehur ai.