75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Falënderim i veçantë për policët në ndërrim nga 12 orë

Edhe pse numri i të infektuarve është në rëni e sipër, rreziku për përhapje të pandemisë COVID-19 është ende aktiv.

Por me zvogëlimin e numrit të të infektuarve, tashmë nis edhe ndryshimi i masave të marra nga institucionet e vendit, apo zbutja e tyre.

Edhe pse masat e reja do të fillojnë me 4 maj, ditën e hënë pjesëtarët e Policisë së Kosovës ende vazhdojnë të punojnë me nga 12 orë në ditë, poashtu edhe natën.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti zgjodhi që sonte përmes një statusi në Facebook, të falënderojë Policinë e Kosovës që qëndruan me ndërrime nga 12 orë në pikat hyrëse e dalëse të Prishtinës, për tri javë radhazi, shkruan Indeksonline.

“Sonte një falenderim i veçantë për policët tonë që qëndruan për tre javë në pikat hyrëse-dalëse të Prishtinës në ndërrime nga 12 orë. Falemnderit që u kujdesët për ne.

#rriNshpi”, shkroi Ahmeti.

Duhet përkujtuar që pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve anembanë vendit, teksa fokusi edhe më i lartë ishte në pikat hyrëse e dalëse të qyteteve të karantinuara gjatë këtyre javëve./Indeksonline/