75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Fëmijët e dy klasave në “Xixëllonjat” do të vetizolohen për 14 ditë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sonte ka bërë të ditur se edukatorja e çerdhes “Xixëllonjat” ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, ajo do të qëndroj në vetizolim për 14 ditë.

E njësoj do të jetë edhe fëmijët e dy klasave që kanë qenë nën përkujdesje të kësaj edukatoreje.

“Edukatorja e çerdhes Xixëllonjat ka rezultuar negativ në testimin për #covid19, por do të jetë në vetëizolim për 14 ditë. Njejtë edhe fëmijët e dy klasëve që kanë qenë nën përkujdesjen e edukatores. Hapësirat e çerdhes janë dezinfektuar dhe është e gatshme që të rifillojë punën nesër në mëngjes.

Shëndet për të gjithë!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/