19:41 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti flet para qytetarëve thotë se bashkë me ta do ta mbrojnë Prishtinën (Video/Foto)

I pari i Prishtinës i cili që nga sot ka edhe një mandat të dytë për të udhëhequr kryeqytetin e Kosovës, Shpend Ahmeti ka folur sonte para shumë qytetarëve të cilët kanë dalur për të festuar bashkë me të dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti me këtë rast ka falënderuar të gjithë që kanë arritur në sheshet e Prishtinës për të festuar bashkë me të dhe Vetëvendosjen.

Ky është fjalimi i plotë:

Duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur sepse po shihet se krimin ende nuk e kemi luftua përfundimisht në Prishtinë dhe se ka ende për të luftuar krimin dhe krimin e organizuar.

Punët e mira në Prishtinë kanë filluar por nuk kanë përfundua për 4 vite te ardhshme  zotohemi se do të punojmë me ata që i duan të mirën Prishtinës dhe që në Prishtinë tashmë po shihet se jemi shumicë.

Falënderoj më së pari secilin votues dhe qytetarë të kryeqyteti tpër një proces të mirëfilltë zgjedhor që nuk kemi pas prej pasluftës në Kosovë. Faleminderit të gjithëve që keni votuar, e dyta falënderoj të gjithë votuesit tanë, aktivistët tanë, vullnetarët dhe ata të cilët për dy javë kanë fjetur në qendrën e votimit për të ruajtur secilën votë të juajën që e keni dhënë.

Falënderoj çdo aktivistë të Vetëvendsojes dhe AKR-së, për punën që kanë bërë, për të festuar sot fitoren e mandatit të dytë në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Ju falënderoj në emër të Selim Pacollit i cili nuk është sonte me ne.Ne emër të Albin Kurtit dhe dy deputeteve që po mbahen në burg padrejtësisht dhe falënderoj aktivistët e tanë të cilët poashtu gjenden në burg por që votuan ditën e zgjedhjeve. Falënderoj mërgatën, diasporën, të cilët e mbajnë gjallë ekonominë tonë dhe poashtu kanë votuar mbi 90% për Lëvizjen Vetëvendosje.

Prandaj, të gjithë këta njerëz të vullnetit të mirë janë bërë bashkë, për të mbrojtur  qytetin sepse në 2013 nisëm me ndryshim, ajo ishte për të ndryshu e kjo ishte për të mbrojtur qytetin. Arritëm ta mbrojmë bashkë me juve të gjithë.

Sonte festojmë bashkë, për Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën. Po punojmë që Prishtinën ta bëjmë më të mirë bashkë me njërëz të vullnetit të mirë. E di se ka pas shumë edhe shpifje edhe të sharë por sot është koha që për katër vite të ardhshme t’i bëjmë 100 zotimet tona që i kemi. /Indeksonline/