75 Mall Live Search
21:07 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Ahmeti flet pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nga kjo mbledhje dolën të palëkundur si gjithmonë në prioritetin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, të vendosur njëzëri që të ruajmë stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e politikave progresive.

“Të palëkundur si gjithmonë në prioritetin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, të vendosur njëzëri që të ruajmë stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e politikave progresive dolëm sot nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Si faktor me legjitimitet dhe me mandat të plotë nga populli do të jemi mburojë e të arriturave të shumta si integrimi në NATO, Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës, barazia mes komuniteteve, marrëveshjet e fqinjësisë të mirë dhe çdo hapi progresiv të bërë deri më tani.

Të gatshëm për bashkëpunim vetëm me ata që duan të mirën e vendit dhe nuk tentojnë të na dezorientojnë nga rrugëtimi pa alternativë properëndimor i së ardhmes së shëndoshë të zhvillimit”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/