14:44 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Ahmeti flet për projektet e Sallës Koncertale, qytetari: Merru me asfaltin në Prishtinë, ose të padisim

Shpend Ahmeti po prezanton  projektet ideore për Sallën Koncertale në Komunën e Prishtinës.

Ajo ka qenë një kërkesë e kahmotshme e komunitetit artistik por edhe nevoje e vazhdueshme e Prishtinës si kryeqendër e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo kjo për disa qytetarë nuk ka qenë dhe nuk është preokupimi kryesor.

Disa prej tyre gjatë prezantimit që po bëhet drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të komunës së Prishtinës në Facebook i kanë shkruar Ahmetit që ai të merret fillimisht  me rregullimin e asfaltit në qytete, meqë cilësia e tij është e dobët.

Njëri nga ta edhe ka kërcënuar Ahmetin që nëse nuk merr masa do ta padisë atë.