75 Mall Live Search
12:10 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Hapësirat e reja të Shoqatës Down Sindrome Kosova janë pa pagesë

Ahmeti përuron hapësirat e reja të Shoqatës Down Sindrome Kosova

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Shoqata Down Sindrome Kosova nga tani është bërë me hapësira të reja pune.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se hapësirat e reja janë pa pagesë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Shoqata Down Sindrome Kosova bëhet me hapësira të reja pune

Sot janë përuruar hapësirat e reja për Shoqaten Down Syndrome Kosova në ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down. Kjo është bërë e mundshme në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore. Hapësirat e reja janë pa pagesë.

Faleminderit Down Sindrome Kosova dhe Sebahate Hajdini Beqiri për shërbimet e shkëlqyeshme e pa pagesë që i ofroni çdo ditë. Urime kjo ditë e i gëzofshi këto hapësira pune së bashku më fëmijët e ri që do marrin shërbime aty.