75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Mirëpres iniciativat për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa bëri të ditur se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kryetarin e Lëvizje Vetëvendosje Albin Kurti për t’u dakorduar lidhur me mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Madje ndër të tjerash ai tha se pret që të ketë një takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ahmetit karshi kësaj ftese nga Mustafa. Ahmeti tha se mirëpret paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovëss