20:26 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Ia prezantuam Apostolovës platformën politike të PSD

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka treguar se në një takim me shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ai me bashkëpartiakë ia ka shpalosur asaj platformën e partisë së tij të re.

“Sot me Visarin, Aiden e Dardanin takuam Ambasadorët dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, të organizuar përfaqësuesja e KE, znj. Natalia Apostolova, prezantuam platformën politike të PSD-së dhe bindjet, vlerat e besimet tona politike”, ka shkruar Ahmeti.