18:11 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti informon qytetarët se çfarë do të ndodh nesër në rrugët e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka informuar se nga nesër prej orës 10:00 do të pastrohen rrugët e ndaluara për qarkullim.

Ahmeti ka thënë se edhe nesër do të vazhdohet me ndalimin e veturave me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

“Sot, një qytet ndryshe. Vazhdojmë edhe nesër pastaj e vlerësojmë. I kuptojmë telashet për disa grupe të qytetarëve por ju lus që të ja falni këto ditë qytetit tonë. Nesër prej orës 10:00 do t’i lajmë rrugët e ndaluara për te qarkullim” ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ndryshe, sot që nga ora 06:00 e mëngjesit janë ndaluar shumica e veturave që të mos hyjnë në qendër të Prishtinës. Kjo masë është marrë me qëllim të përmirësimit të gjendjes së ambientit që këto ditë ka tejkaluar standardet e lejuara./Indeksonline/