Ahmeti- Institucioneve Qendrore: S’kemi tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit

Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka blerë sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës.
Ai bëri apel edhe te institucionet qendrore që të kenë sa më shumë koordinim, shkruan Indeksonline.
“Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Komuna e Prishtinës ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës. Nuk do të lëjmë asnjë punëtorë pa mbrojtje. Dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror.
Apeli im te institucionet qendrore është për më shumë koordinim. Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla. Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës./Indeksonline/