75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Ishim në ankth se do të jetë numër më i madh i të infektuarve, virusin s’e kemi mund ende

Nga afër 200 teste që janë realizuar, 14 raste rezultuan pozitiv me COVID-19 në orët e fundit.

Pas këto 14 raste, një prej tyre është në Prishtinë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit tha se kishte ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje, duke shpresuar të ndalet përhapja e rasteve jo veç në kryeqytet , por në gjithë Kosovën, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.

Postimi i plotë:

Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.

Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.

Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.

?

#rriNshpi