75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ahmeti jep detaje për arrestimin e zyrtares së Komunës së Prishtinës, thotë se s’do të tolerohen shkelje të tilla

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka hetuar një zyrtare e cila dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare. Gjatë ditës së sotme Nerxhivane Demolli u arrestua pasi dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë

Lidhur me këtë ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se para dy javës në një kontroll të brendshëm në komunë kanë gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

Ai shtoi poashtu se  këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore, transmeton Indeksonline.

“Km udhëzuar drejtoreshen e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat diciplinore. Si pasojë e denoncimit e njejta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale.Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat.#prishtina #transparenca”, shkroi Ahmeti./Indeksonline/