19:58 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ahmeti jep detaje për dëmet e shkaktuara nga rrëzimi i tendave (Foto/Video)

Përpos reshjeve të shiut, erëra të fuqishme ka pasur sot në të gjitha pjesët e Prishtinës.

Por dëme të mëdha u shkaktuan në sheshet e kryeqytetit. Pikërisht në pjesën në afërsi të Hotel Grand, nga rrëzimi i tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes kanë pësuar dëme materiale disa vetura por për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, transmeton Indeksonline.

Këto informacione janë dhënë pikërisht nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se në teren janë të gjitha ekipet e emergjencës, të cilët edhe po pastrojnë terenin.

Postimi i plotë:

Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin.